Aksident i frikshëm për Balotellin (video)

24 nëntor 2023 | 13:04

Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për fatin e mirë lëndimet kanë qenë të lehta.

Ngjarja ndodhi në Breshia, rreth orës 20:30 të së enjtes, kur lojtari, pas një feste me shoqërinë, po kthehej në shtëpi. Italiani iu nënshtrua edhe një testi alkool ku rezultoi pozitiv. Makina e tij tip Audi u shkatërrua thuajse plotësisht, ndërsa Super Mario iu drejtua menjëherë spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Balotellit iu hoq dhe patenta, ndonëse në momentin e aksidentit nuk e kishte me vete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka…