Aksident i rënd në Gjilan, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë as pas një orë nuk lajmërohen
28 janar 2024
| 01:20
Aksident i rëndë në Gjilan, por as pas një ore ende s’kan arritur ambulanca e zjarrfikësit të cilët sipas dëshmotarëve okular janë lajmëruar menjëher.
Sonte rreth orës 23:55 minuta ka ndodhur një aksident ku një vetur shihet e rrokullisur në qendër të qytetit të Gjilanit, afër shtëpive të banimit. Siç na bëjnë me dije lexuesit e “Epoka e re”, edhe pse kanë ardhur në vendin e ngjarjes katër patrolla të policisë megjithatë deri në këto momente kur edhe po raportojmë, ende ska ardhur as ambulanca e as zjarrfikësit. Ndërkohë që ngasësi i automjetit është ende brenda në veturë nga pamundësia për ta nxjerrë jashtë përshkak se ndihmës mjeksore dhe shërbimit të zjarrfikësve.