Aksident i rëndë në autostradë, familja 5-anëtarëshe nxirret e gjallë nga vetura

20 gusht 2020 | 13:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se një familje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, është nxjerr e gjallë nga vetura.

Postimi i plotë i Hotit në “Facebook”:

Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën Ibrahim Rugova. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare Adnan Gashi, zyrtar i lartë…