Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, humb jetën një person

17 korrik 2024 | 22:47

Sonte rreth orës 20:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se sipas ekipt mjekësor një person ka humbur jetën në këtë aksident.

Lidhur me rastin “njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan),  raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën”, tha Krasniqi.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, shtoi Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka kërkuar kandidatit të…