Aksident i rëndë në Drenas: Një person humb jetën

27 gusht 2020 | 22:27

Një aksident ka ndodhur në fshatin Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit, ku si pasojë e këtij aksidenti disa persona janë lënduar dhe një tjetër ka vdekur.

“Me datën 27.08.2020 rreth orës 21:20 min në fshatin Çikatovë i Vjetër-Gllogoc, është shkaktuar një aksident trafiku/vet-aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë  të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike që më parë ka dështuar të…