Aksident i rëndë në Hungari, vdesin dy mërgimtarë nga Kosova
06 janar 2024
| 10:43
Një aksident i rëndë komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.
Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Në fotot e publikuara shihet se aksidenti ka qenë tejet i rëndë.
Ndëkohë që tashmë janë bërë publik edhe emrat e të aksidentuarve për vdekje. Ata janë Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi.