Aksident i rëndë në Klinë, një person i vdekur e dy të lënduar
19 prill 2021
| 23:26
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një person ka humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, konfirmoi Rugova. /Telegrafi/