Aksident i rëndë në Komoran, lëndohen katër persona
Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në Komoran.
Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasi një veturë e ka goditur një veturë tjetër që ishte e ndalur në shiritin emergjent.
I dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Komoran /13.12.2023-18:20. Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.