Aksident i rëndë në Prishtinë
27 prill 2021
| 23:03
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte tek shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Në fotografitë e dërguar nga lexues të Gazetës “Epoka e re”, shihet se automjetet e përfshira në aksident ka pësuar dëme të mëdha.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, “Epoka e re” do t’ju mbajë të informuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.