Aksident i rëndë në Prishtinë një orë më parë (video)

10 shtator 2020 | 08:50

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Tirana” në lagjen Arbëria në Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Në aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 07:30 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha për “Indeksonline” zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Share

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studimi më i ri i kompanisë Cable.co.uk, për internet me…