Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, disa të plagosur

03 qershor 2023 | 23:12

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Kombit pranë Rrëshenit.

Dy automjete janë përplasur mes tyre, e për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona.

Korrespondentja e Klan News, Vera Deda, ka mësuar se dy prej të plagosurve mbetën të bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë një “Audi” drejtuesi i të cilës po lëvizte me gruan dhe tre fëmijët e tij dhe një mjet “BMW”, brenda së cilës ishin dy shtetase nga Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Respekt për çlirimtarët- datë 21 prill 1999 në Spitalin e…