Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Deçan, vdes një 23-vjeçar

25 dhjetor 2019 | 12:13

Policia e Kosovës në Pejë ka njoftuar se në rrugën Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Isniq ka ndodhur një aksident komunikacioni ku ka humbur jetën një person i moshës 23-vjeçare ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm.

Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.

Deri te aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Në ketë aksident, ka vdekur F. H. 23 vjeç ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. i lindur në vitin 1993.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Katedralen “Nëna Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e…