![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/E28AD2B3-302D-46DF-AFB4-0B6A17903363.jpeg)
Aksident i rëndë në rrugën Rahovec-Malishevë, shtatë të lënduar
28 shtator 2021
| 22:32
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Rahovec-Malishevë, ku për pasojë shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se një pjesë e të lënduarve po trajtohen në Gjakovë, e pjesa tjetër në Prizren.
Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Zatriq.
“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Rahovec- Malishevë, afër fshatit Zatriq, ku kanë mbetur 7 të lënduar. Një pjesë e të lënduarve në emergjencë Gjakovë, të tjerët në emergjencë në Prizren”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.