Aksident i rëndë në Zvicër: Kosovarja shtatzënë që voziste ‘Ferrari’ goditet nga një ‘Golf’
Në timonin e “Ferrari”-t, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë.
Mbrëmjen e së mërkurës në orën 18:45 ka ndodhur një përplasje frontale anësore në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau). Shoferi 20 vjeçar i një “Golf”-i që vinte nga Reinach AG ishte kthyer majtas në pompën e benzinës, “Coop.
“Sipas njohurive të deritashme, ai nuk mundi ta shihte një makinë Ferrari 488 GTB që po afrohej në mënyrë korrekte. Kështu, ndodhi një përplasje. Ferrari ngjyrë hiri u hodh tutje dhe u përplas më tej me një makinë ‘Clio’, që po lëvizte pas ‘Golf’-it”, ka konfirmuar Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut, shkruan “blick.ch”.
Ai ka thënë se dëmi i “Ferrari”-t arrin vlerën e 100 mijë frangave.
Shoferi i “Golf”-it, shtetas i Maqedonisë është dërguar në spital me lëndime në dorën e majtë. Ndaj këtij shoferi është ngritur kallëzim në prokurorinë publike.