
Aksident i rëndë për ekipin e Skënderbeut në volejboll për femra, autobuzi përfundon buzë kanalit, disa lojtare të traumatizuara
26 prill 2025
| 13:13
Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra është aksidentuar në Qafë-Thanë.
Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale, por gjatë rrugës, autobuzi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit. Mësohet se vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.
Ndeshja Tirana-Skënderbeu që do të luhej sot, është shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi vajzat kanë pësuar traumë dhe dia prej tyre janë në spital, teksa pritet konfirmimi i FSHV-së.