
Aksident i rëndë trafiku në Drenas
26 gusht 2024
| 22:26
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.
Pamjet janë publikuar nga Drenica Online në Facebook, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga kjo përplasje automjetesh ku siç duket është i përfshirë edhe një kamion mallrash.
Klankosova.tv, ka kontaktuar edhe policinë lidhur me rastin, dhe është në pritje të një përgjigjeje më të detajuar.