Aksident me fatalitet i teleferikut në Çeki, një i vdekur dhe disa të lënduar

31 tetor 2021 | 17:03

Një person ka vdekur në një aksident me teleferik pasi “kabina” e teleferikut u shkëput dhe u përplas në një mal.

Sipas mediave të huaja, përveç tij, edhe disa persona të tjerë janë lënduar pasi teleferiku u përplas në Liberec, në veri të Republikës Çeke.

Të tjerët – nga një kabinë tjetër – u shpëtuan, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.

Teleferiku për në malin Jested 1,000 metra përdor dy kabina, secila e drejtuar nga një anëtar i stafit.

“Një kabinë ra ndërsa po lëvizte. Kishte një person brenda, i cili fatkeqësisht nuk shpëtoi nga plagët e marra”, tha zëdhënësi Michael Georgiev për Televizionin Çek.

“Fatmirësisht kabina tjetër ka qëndruar në vendin e saj normal, janë evakuuar rreth 15 persona, duhet të jenë pa lëndime, vetëm kanë pësuar tronditje psiqike”, tha ai.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes, të filmuara nga stacioni lokal Televize Seznam tregojnë kabinën e thyer në tokë me shërbimet e urgjencës në zonë.

Një aksident i tillë supozohet se ka ardhur pikërisht një ditë para se teleferiku do të shkonte në mirëmbajtje të hënën. Maja malore Jested, e vendosur pranë qytetit të Liberec është një destinacion i njohur skish në pjesën veriore të vendit. Aksidenti i tmerrshëm vjen pak muaj pas tragjedisë në Itali, ku 14 persona humbën jetën pasi teleferiku ra nga rreth 500 metra lartësi poshtë një mali buzë liqenit Maggiore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar mundësinë e aplikimit…