Aksident me fatalitet ndërmjet një veture dhe autobusit, vdes një 42 vjeçar

12 shkurt 2025 | 20:19

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë. Si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një autobusi ka vdekur një 42 vjeçar me inicialet I.G. 

Rastin për gazetën online Reporteri.net e konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25.

“Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka. Në vend ngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 18:52 ka përditësuar të…