Aksident me fatalitet në Çagllavicë, humb jetën një 36-vjeçar

03 dhjetor 2022 | 13:32

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ku një 36-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku në Çagllavicë.

Burime e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në fshatin Çagllavicë ku ishte përfshirë një veturë dhe për pasojë ka vdekur një person.

Sipsa burimeve, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku ne vendin e ngjarjes.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Albër Qovanaj që ishte duke e drejtuar makinën.

Në momentin kritik, viktima nuk ishte i vetëm në veturë, ai ishte me shokun e tij i cili është dërguar në gjendjë të rëndë në QKUK për të marrë ndihmën e shpejtë.

Sinjali mëson se në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar…