Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një person
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku ka vdekur një person. Aksidenti ka ndodhur për shkak që shoferi i kamionit ka humbur drejtimin duke rënë jashtë rrugës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Më 11.07.2024 rreth ores 13:30 kemi pranuar një informatë se në fshatin Jezerc të Ferizajt, tek vendi i quajtuar ”Reka e Vogël” është një aksident ku është përfshirë një kamion trasportues. Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt. Nga hetimet e para dyshohet se kamioni ka qenë në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezercë dhe me të arritur tek vendi i quajtur ” Reka e vogël” në rrethana ende të panjohura, shoferi ka humbur kontrollin mbi kamionin dhe është rrukollisur poshtë rrugës disa metra. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informacione shtesë do të njoftoheni me kohë”, thuhet përgjigjen e policisë.