Aksident me fatalitet në Mitrovicë, humb jetën një 60-vjeçar

22 gusht 2023 | 12:32

Të martën rreth orës 08:35, në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë.

Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje ka pësuar lëndime trupore, me urgjencë është dërguar në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60-vjeçar, ndërron jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo Bonucci mund të transferohet te Union Berlin. Mbrojtësi italian…