Aksident me fatalitet në Rugovë të Pejës
03 gusht 2024
| 18:40
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh në Shtupeq të Madh të Rugovës.
Si pasojë e një aksidenti me motoçikletë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar rastin. Ndërsa bëhet e ditur se i aksidentuari për vdekje është i riu Driton Krasniqi.
‘’Një aksident me motoçikletë ka ndodhë rreth orës 16:40, në Shtupeq të Rugovë, në të kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe tjetri ka marr lëndime trupore. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente dhe prokurori i shtetit.’’, tha ai.