Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

01 shtator 2024 | 16:07

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran, në rrugën “Nazmi Gashi”.

Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë, dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ahmeti, mes tjerash tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 13:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United dhe Liverpool kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për…