Aksident me të lënduar në rrugën Deçan-Gjakovë
24 gusht 2018
| 16:34
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë sot rreth orës 15:00.
Një lexues i ka dërguar në “kallxo.com” disa fotografi pas këtij aksidenti në të cilat shihen të aksidentuara një furgon dhe një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Sipas tij, në aksident kanë mbetur disa persona të lënduar por ende nuk dihet numri i saktë i tyre.
“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deçan- Gjakovë. Ka të lënduar, por në bazë të informacioneve të para janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ibraj për “kallxo.com”.