![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/2526AABC-2F79-48BD-893C-5C9A9317F503.jpeg)
Aksident me të plagosur në Shëngjin
25 korrik 2021
| 19:12
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.
Mësohet se në këtë aksident kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona ndërsa janë përfshirë dy makina.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje, po kryhen veprimet.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë
Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë, në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor dy mjete.
Kanë marrë dëmtime të lehta dy shtetase, të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje, po kryejnë veprimet.