Aksident mes dy kamionëve në autostradën “Ibrahim Rugova”
23 dhjetor 2021
| 21:50
Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy drejtuesit e automjetëve janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Kështu ka bërë të ditur për Demokracia.com, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Policia rreth orës 16:20 është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Nga vendi i ngjarjes, patrulla policore për kontrollin e autostradës njofton se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe si pasojë e aksidentit dy persona (dy shoferët) kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të njëjtit janë nisur për në QKUK-në”.