
Aksident mes dy veturave në Skenderaj, një i vdekur e katër të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Klinë të Ulët të Skenderajt, ku një person ka vdekur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë me dije se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe se viktima është grua 65-vjeçare.
Po ashtu, ai ka thënë se janë lënduar katër persona tjerë.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti për “Express”.