Aksident mes dy veturave te Dheu i Bardhë – Shtatë persona të lënduar, në mesin e tyre edhe mërgimtarë
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në rrugën Gjilan – Bujanoc.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
“Në orën 18:05 ka ndodhur një aksident në mes të dy automjeteve, një me targa vendore e tjetra me targa të huaja. Në këtë aksident janë lënduar shtatë persona, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente të Spitalin Rajonal të Gjilanit. Pas ndihmës mjekësore të gjithë janë liruar për në shtëpi. Lëndimet kanë qenë të lehta”, tha Hashani.
Ndërkaq, Tëvë1 mëson se në mesin e të lënduarve janë disa mërgimtarë nga Austria.