![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/LAJMI-FUNDIT-scaled.jpg)
Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen 14 persona
16 gusht 2023
| 09:59
14 persona, 7 femra dhe 7 meshkuj kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes katër veturave.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Tutje në raport bëhet e ditur se personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e policisë.