Aksident mes një kamioni dhe një veture në magjistralen Pejë-Prishtinë, tre të lënduar
07 mars 2024
| 22:04
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në në fshatin Gllaviqicë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës, por lëndimet e tyre nuk janë serioze.
“Rreth orës 19:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, fshatin Gllaviqicë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lëndimet nuk janë serioze”, ka thënë Gashi.