Aksident mes një veture dhe një autobusi në Carralevë, vdes një person

12 shkurt 2025 | 21:59

Një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur në Carralevë të Shtimes, rreth orës 18:25.

Si pasojë e aksidentit, një person ka vdekur. Lajmin për Paparaci e ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikur Rajonal-Prizren është marrë informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se ka humbur jetën J. G., mashkull i moshës rreth 42 vjeq nga Suhareka”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se në vendngjarje janë ekipet përgjegjëse policore.

Ndërsa shton se për momentin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa askush nuk po e mban përgjegjësinë për dështimin e…