Aksident mes trenit dhe veturës në Bardh të Madh, lëndohen dy persona
26 gusht 2022
| 00:00
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.
Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka bërë të ditur, Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).
Beqiri thotë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.