
Aksident mes trenit dhe veturës te “Përroi i Njelmtë”
Një aksident i rëndë trafiku është shënuar sot në mëngjes në Prishtinë, ku një veturë është përplasur me trenin te “Përroi i Njelmtë”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:40 kanë pranuar informacionin për aksidentin, ku menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore dhe zjarrfikësit, për shkak të dyshimeve për lëndime të rënda trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Rreth ores 07:40, Polica e Kosovës ka pranuar informacione për nje aksident trafiku ku është përfshirë treni dhe nje veturë te Përroi i njelmtë ne Prishtine. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të policisë dhe zjarrfikësit pasi që sipas raportimeve aksidenti raportohet të jetë me lendime të rënda trupore.”
Po ashtu, ai ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të incidenteve ku përfshihen edhe trenat, disa prej të cilave kanë përfunduar me pasoja fatale.
Me këtë rast, Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe vigjilencë të shtuar gjatë vozitjes, poashtu kur qarkullojne pranë linjave hekurudhore, veçanërisht në pikat e kalimit të trenave.
“Kalimi i paligjshëm i barrierave apo sinjaleve të ndalimit rrezikon jetën . Treni nuk ka mundësi të ndalojë menjëherë dhe pak sekonda pakujdesi mund të jenë fatale. Respektimi i rregullave të sigurisë në hekurudhë është përgjegjësi e përbashkët”, tha tutje ai.