Aksident mes trenit të mallrave dhe një veture (foto)

25 gusht 2022 | 23:37

Sonte ka ndodhur një aksident hekurudhor në fshatin Bardh të Fushë-Kosovës në mes të trenit të mallrave dhe një veture.

Lajmin e ka bërë me dije Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

Ai ka treguar se dy persona janë të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Beqiri ka njoftuar se hetuesit e KHAIA-së janë duke bërë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrja në mbledhjen të përbashkët të katër komunave veriore të…