Aksident mes tri veturave në Autostradën “Ibrahim Rugova”, katër të lënduar

09 gusht 2024 | 21:28

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur të bëhet gati për…