Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

28 qershor 2024 | 20:04

Një aksident mes tri veturave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, la të lënduar tre persona.

Lajmin ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore”, tha Burovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një prej figurave kryesore…