Aksident ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Mitrovicë, një i lënduar
11 prill 2022
| 18:30
(Foto e lajmit ilustim)
Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se lëndime ka pësuar vetëm motoçiklisti.
“Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Zahiti.