Aksident në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, treni godet veturën
15 dhjetor 2019
| 21:40
Sonte rreth orës 20:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka marrë një person.
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), Mirsim Beqiri, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se në veturë kanë qenë pesë persona, tre prej tyre të mitur.
“Në këtë aksident ka pësuar lëndime vetëm shoferi i veturës i cili është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesit e KHAIA-së janë në vendngjarje dhe po merren me hetimin e rastit”, ka thënë Beqiri.
/Epoka e re/