Aksident në aksin Kukës – Morinë, një kalimtar i vdekur

10 shtator 2023 | 21:29

Një aksident i rëndë automobilistik ka shkaktuar një viktimë në aksin Kukës – Morinë, në afërsi të Uzinës.

Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje nga aksidenti.

Ky i fundit ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike me trafikun tashmë të rënduar për shkak dhe të kthimit të shtetasve të Kosovës nga bregdeti shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tensione ka nisur ndeshja që po luhet mes Shqipërisë…