Aksident në aksin Kukës-Morinë, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë
18 qershor 2019
| 17:35
Një aksident është regjistruar në aksin Kukës-Morinë dhe për pasojë ka humbur jetën një person.
Policia ka bërë me dije se shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.
Janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.
Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes. /Oranews/