Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, një i vdekur dhe katër të lënduar

19 gusht 2022 | 15:14

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si rezultat i një vetëaksidenti të ndodhur sot rreth orës 13:30 në kilometrin e 56-të autostradës më saktësisht në drejtimin Vermicë-Gjurgjicë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke treguar se policia dhe njësitet tjera kanë dalë tashmë në vendngjarje.

“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar disa fotografi që tregojnë shenjat që ka marrë…