Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tre të lënduar

12 qershor 2022 | 18:19

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka rreth orës 14:00 ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu tha për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se në aksident ishin përfshirë tre automjete. Ai theksoi se njësiti i trafikut është marrë me rastin.

“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, tha Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmëronë përdoruesit e WhatsApp lidhur me…