Aksident në Drenas, përfshihet edhe eskorta e presidentit Thaçi
23 korrik 2018
| 15:44
Eskorta e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit.
Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën “BMW X5”, nuk është raportuar për të lënduar, shkruan “Indekonline”.
Në vendin e aksidentit tani ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me shikimin e vendit të aksidentit.
Rruga Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Komoranit aktualisht është e bllokuar për automjete.