Aksident në Elbasan, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë
04 tetor 2018
| 09:00
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor ndërmjet dy veturave.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.