Aksident në Ferizaj, dy të lënduar
Mbrëmjen e së dielës një aksident komunikacioni ka ndodhur në Ferizaj ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se nga dy veturat e aksidentuara njëra është me targa të huaja.
“Me datën 31.03.2024 rreth orës 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.
Njësia përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton mbi shkaqet e aksidentit.