Aksident në fshatin Bajçinë të Podujevës, një i vdekur

28 prill 2019 | 22:46

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Bajçinë të Podujevës. Ndërkohë i lënduar ka mbetur një tjetër.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Çitaku.

“Rreth orës 20:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajqinë ku e përfshirë ka qenë një veturë. Njësitë policore dhe ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konfirmuar vdekja e një personi të gjinisë mashkullore ndërsa një person tjetër është transportuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ajo për “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë javës së ardhshme…