Aksident në Gjermani, shtatë të vdekur

02 prill 2023 | 10:54

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident trafiku të shumëfishtë që ndodhi në një autostradë në Thuringen të Gjermanisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur për arsye të pazbardhura, një automjet ka nisur të lëvizë në drejtim të kundërt, pak pasi është përplasur me dy makina të tjera.

Policia gjermane ka mbyllur rrugën, duke njoftuar qytetarët e zonës për t’u mbrojtur nga tymi toksik që dilte nga automjetet e djegura në vendin e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë muaj bëhen një vit prej kur pozita e kryeprokurorit…