Aksident në Holandë, vdesin katër fëmijë
20 shtator 2018
| 11:44
Katër fëmijë nga një qendër holandeze e kujdesit ditor vdiqën nga përplasja e një treni dhe një biçiklete elektrike.
Fëmijët kanë qenë duke u dërguar në shkollat lokale me biçikletë kur ka ndodhur aksidenti në qytetin Os.
Një fëmijë dhe një grua janë plagosur rëndë.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.
Ministrja e Infrastrukturës, Stientje van Veldhoven, ka shprehur keqardhje për viktimat.