Aksident në Istog, pesë të lënduar
08 dhjetor 2019
| 17:11
Një aksident ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova për “Klan Kosova”.
Ai ka thënë se sipas ekipit mjekësor, lëndimet e pesë personave janë të lehta.