
Aksident në Kaçanik, humb jetën një i mitur
02 gusht 2018
| 10:40
Një i mitur nga fshati Biqec i Kaçanikut, ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në orën 21: 15 minuta, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i mituri kishte qenë udhëtarë në një veturë ku drejtuesi i saj nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.